Vllaznia ngec në derbi, paqe mes Elbasanit dhe Lushnjës

Vllaznia sezonin e ardhshëm do të luaj në Kategorinë e Parë dhe përgatitjet i ka nisur vonë. Për këtë arsye edhe miqësoren e parë e zhvilloi ditën e sotme kundër Veleçikut fqinj. Edhe koplikasit do të luajnë në të njëjtën kategori me kuqeblutë.

Miqësorja e sotme u mbyll me rezultatin e barabartë 1-1. Golin për Vllazninë e shënoi Silvio Zogaj, sulmuesi anësor i marrë nga skuadra e Laçit së fundmi. I riu në të shkuarën ka qenë pjesë e Luftëtarit dhe vetë trajneri Hasan Lika e ka pasur nën urdhra lezhjanit, i cili gjithashtu ka luajtur edhe me Vllazninë U19.

Pjesa e parë u mbyll 1-0, kurse në të dytën Veleçiku barazoi me anë të Lamit në minutën e 72-të. Pavarësisht kohës në dispozicion, Vllaznia nuk arriti ta realizojë golin e fitores. Ky takim u mbyll me rezultatin 1-1.

Me të njëjtat shifra ka përfunduar edhe ndeshja miqësore mes Elbasanit dhe Lushnjës. Këto dy ekipe garojnë në grupin B të Kategorisë së Parë dhe do tentojnë të rikthehen në Superiore. Tjetër takim miqësor që është mbyllur në barazim është ai mes Pogradecit dhe Egnatias. Asnjëra skuadër nuk shënoi dot dhe gjithçka u mbyll 0-0.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online