Apolonia nuk e diskuton Shkumbinin, Bylisi “tris” Erzenit

0

Apolonia po paraqitet mirë në miqësoret e verës. Fierakët e drejtuar nga Marjol Miho kanë zhvilluar një tjetër test sot dhe kanë fituar me rezultatin 1-4. Bardhejeshilët mundën Shkumbinin në Peqin.

Kolgega dhe Mehmeti shënuan dy herë në pjesën e parë për fierakët, ndërkohë që Mustafaj në të 40′ ngushtoi shifrat përmes një penalltie. 1-2 u mbyll gjysma e parë e ndeshjes. Apolonia nuk mjaftohet me kaq.

Nako me penallti arriti të shënonte golin e tretë me 11-metërsh, kurse Gjata në fund plotësoi “pokerin” për Apoloninë. Gjithçka u mbyll me shifrat 1-4 për fierakët. Po sot ka luajtur edhe Bylisi miqësore dhe këtë herë ka fituar.

Ballshiotët kanë mposhtur 3-2 skuadrën e Erzenit. Golat për skuadrën mallakastriote i kanë realizuar Kasa, Zefi dhe Murataj. Për shijakasit realizoi një dygolësh Dakavelli.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.