Promotori i Anthony Joshua-s, Eddie Hearn, konfirmoi me një njoftim në rrjetet sociale përsëritjen e duelit me Andy Ruiz Jr. Në një mbledhje të bërë ditën e sotme Joshua dhe trajneri i tij Robert McCracken i kërkuan promotorit Hearn të aktivizojë klauzolën e përsëritjes së duelit që ndodhej në kontratën e firmosur nga dy boksierët para duelit të 1 qershorit
After meetings with AJ, Rob Mc and the management team in NY, we have today triggered the contracted rematch clause with Andy Ruiz Jnr. The fight will take place in Nov/Dec at a venue to be confirmed shortly.
— Eddie Hearn (@EddieHearn) June 4, 2019
Ruiz ka të drejtë ta refuzojë përsëritjen e duelit, por në këmbim duhet t’i rikthejë anglezit katër titujt kampion bote që i mori pas fitores së 1 qershorit, skenar ky që ka pak gjasa që të ndodhë. Eventi do të zhvillohet rreth muajit nëntor ose dhjetor.
Vendndodhja e duelit mbetet ende mister, por mediet angleze janë të sigurt se Joshua do të rikthehet të luftojë në stadiumin “Wembley”, Londër.