Liverpuli i sezonit të ardhshëm po bëhet gjithnjë e më i frikshëm. Klubi i drejtuar nga Jyrgen Klop sapo ka arritur marrëveshjen me klubin e Romës dhe portierin Alison për transferimin e portierit Alison në Angli për shumën rekord prej 75 milionë eurosh.
Transferta e gardianit 25-vjeçar është më shtrenjta në historinë e Liverpulit si dhe rekordi i ri për transferimin e një portieri, duke thyer atë të Bufonit, i cili u transferua 17 vite më parë nga Parma te Juventusi për shifrën e 52 milionë eurove.
Prezantimi zyrtar i Alisonit do të bëhet mbasi ai të kalojë testet mjekësore ditën e nesërme. Fansat e Liverpulit po fillojnë të besojnë gjithnjë e më shumë se pritja e tyre 28-vjeçare për një titull kampion është drejt fundit.