Zidan e admiron, talenti 19-vjeçar i Realit nuk është në shitje

0

Trajneri francez i Real Madridit, Zinedin Zidan nuk dëshiron ta largojë mesfushorin 19-vjeçar spanjoll, Brahim Diaz, në një ekip tjetër, raporton AS. Edhe pse Reali i Madridit është në një periudhë revolucioni dhe shumë lojtarë pritet të largohen përfundimisht nga “Los Blancos”, Diaz nuk është një nga ta.

Real Madridi po planifikon ta dërgojë në huazim futbollistin e talentuar, me Real Betis, Sociedad dhe Ulverhempton që kërkojnë shërbimet e tij. Diaz u transferua në janar nga skuadra e Mançester Sitit dhe u pa nga skautët e Realit si një lojtar me një potencial të madh dhe me të ardhme të ndritur përpara. Diaz luan edhe për kombëtaren e Spanjës U-21.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.