Arrihet marrëveshja, Partizani tani e ka një trajner

Partizani duket se i ka dhënë fund dilemave për trajnerin e ri dhe do të jetë një italian. Nga Italia gazetari Alfredo Pedula raporton se është arritur akordi me trajnerin Franko Lerda, 51-vjeçar me CV të rëndësishme, si lojtar dhe si trajner.

Ai sot ka qenë në Tiranë dhe ka arritur marrëveshjen për një vit. Kështu pasuesi i Skënder Gegës është gjetur dhe i duhet të mbrojë titullin kampion. Një barrë e rëndë, ndërkohë që lojtarët janë njoftuar për të nisur stërvitje të shtunën. 

Kulmin e vet si trajner Lerda e ka pasur në sezonin 2010/11, kur drejtoi Torinon në Serinë B, pa ia dalë mbanë ta ngjiste në A, duke u pasuar nga Gian Piero Ventura.

Ndër klubet e tjerë të njohur Lerda ka drejtuar edhe Peskarën e Leçen, me këtë të fundit e mposhtur në finalen play-off për ngjitje në B nga Frozinone, ndeshje ku u përlesh me lojtarë e tifozë kundërshtarë, duke u dënuar 7 muaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online