Zhorzhinjo-Juventus, agjenti e afron mesfushorin me kampionët

Zhorzhinjo është një nga mesfushorët, që ndiqet nga Juventusi. Ky repart nuk ka pasur konsolidimin e duhur këtë sezon dhe drejtuesit do të ndërhyjnë për të sjellë emra të mëdhenj dhe cilësorë. Mesfushori i Çelsit është një nga kandidaturat për të ardhur ne Torino. Megjithatë të luajturit më parë me Napolin hedh dyahime nëse italiani dëshiron të aktivizohet me kundërshtarët e betuar të të kaltërve në vitet e fundit.

 Agjenti i 27-vjeçarit ka folur për klientin e tij dhe mundësinë e kalimit te “Zonja”. Zhoao Santos edhe pse nuk e përmend ekipin e Juventusit, shprehet se Zhorzhinjo mund të luajë për kampionët e Italisë. Shton se ai është një profesionist dhe jo një ultras i Napolit.

“Për momentin ata janë të fokusuar në finalen e Europa Ligës. Për Zhorzhinjon ka qenë një sezon i mrekullueshëm. Zhvilloi 50 ndeshje dhe përfunduan të tretët ne kampionat. Është në finalen e Europa League dhe luan rregullisht për kombëtaren italiane. Por Zhorzhinjo është një futbollist profesionist dhe jo një ultras i Napolit.”

“Ai e pëlqen qytetin, por nuk mund të themi se nuk mund të luajë për këtë apo atë skuadër. Kur të lërë futbollin mund të mendojë si një tifoz. Mendoj se Napoli duhet të përqëndrohet për të forcuar skuadrën dhe rivalizuar Juventusin. Kujtojmë sesi Leister fitoi Premier Ligën disa vite më parë”, përfundoi agjenti i Zhorzhinjos.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online