Nejmar apo Mbape? Përgjigja e Del Boske të lë pa fjalë

Reali i Madridit këtë merkato pritet të pësojë një revolucion. Dështimi i këtij sezoni e ka futur në aksion Florentino Perezin për të sjellë yje të rinj në “Santiago Bernabeu”. Emrat e Nejmar, Hazard dhe Mabape janë kryefjala e tifozëve të “Los Blancos” në këto ditë. Visente Del Boske, një nga trajnerët dhe lojtarët historikë të Realit të Madrdidit dhe kombëtares spanjolle ka folur për merkaton madrilene të kësaj vere.

Një pyetje ngacmuese e një gazetari ishte se cilin mes Mbape dhe Nejmar do të donte në Madrid. 68-vjeçari ka zgjedhur Mbape dhe ka lëshuar një deklaratë të fortë për Nejmar. “Do të zgjidhja Mbape. Nejmar? Fëmijët po simulojnë duke u hedhur vetë në tokë falë tij”, u shpreh legjenda spanjolle.
Del Boske është një nga figurat më të larta të futbollit spanjoll dhe botëror. Ai ka arritur të fitojë një Botëror dhe një Kampionat Evropian me Spanjën dhe ka ngritur Championsin me Realin e Madridit. Në karrierën e tij në stol ka drejtuar edhe gjigantët turq të Beshiktashit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online