Zhoao Feliks duket se më në fund ka vendosur. Të shumtë ishin ekipet që u përfolën si e ardhmja e portugezit, por duket se ky i fundit ka zgjedhur Atletikon e Madridit.
Sipas “Record”, 19-vjeçari ka mbërritur mbrëmjen e djeshme në Madrid dhe pritet që në ditët në vijim të firmosë me ekipin e ri. Atletiko do të paguajë klauzolën e lirimit, që është plot 120 milionë euro.
Nga kontrata e re, Zhoao Feliks pritet të përfitojë 6 milionë euro në sezon. Kujtojmë, në garë për portugezin ishin edhe Mançester Siti apo dhe Reali i Madridit.