Olivier Zhiru shënoi në ndeshjen ndaj Moldavisë golin e 34-të me Francën. Sulmuesi shtatlartë e filloi rrugëtimin e tij në futbollin profesionist në kategorinë e tretë franceze dhe ftesën e parë në kombëtaren franceze e mori në vitin 2011 kur kishte mbushur 25 vjeç.
Pavarësisht fillimin të vonë, Zhiru tani ka shkruar histori. Pas 88 ndeshje me Francën, ai renditet ia ndan vendin e tretë me një legjendë si Davic Trezëge përsa i përket golashënuesve të “gjelave”. Mbi Zhiru tani janë dy lojtarë të mëdhenj si Mishel Platini 41 gola dhe rekordmeni Tieri Henri 51 gola.
Pak orë para para ndeshjes me Moldavinë, Zhiru bëri të ditur për medien franceze “RTL” se së shpejti do të japë dorëheqjen nga kombëtarja franceze për t’i hapur rrugë brezit të ri. “Euro 2020 do të jetë aventura ime e fundit me Francën. Më pas do të më duhet të hap krahun. Vendin tim do ta marrë Kilian Mbape, i cili do të bëhet sulmuesi i vërtetë i kombëtares franceze”.