Oduamadi, mungesat dhe Laçi i Starovës: “zbërthehet” Ardian Mema

Tirana mundi 2-0 Dinamon në miqësore dhe për trajnerin Ardian Mema ka pasur shumë vlera si takim, pasi atij i duhet të kristalizojë formacionin që do të përballet me Laçin. Klisman Cake ishte një nga eksperimentet e Memës, ndërkohë që ai foli jo vetëm për të riun, por edhe për gjendjen e të dëmtuarve.

Më pas edhe Laçi në fokus dhe trajneri Sulejman Starova ia ka prishur disi planet. Gjithsesi tekniku i bardheblu thekson se ia di pikat e forta e të dobëta Laçit, si dhe thekson se ndryshimet në formacion nuk do ndikojnë në mënyrën e lojës së skuadrës.

Profesor, sa ju ka vlejtur kjo miqësore me Dinamon?
-Më vlejti, pasi bëra disa lëvizje që më kushtëzojnë për ndeshjen e radhës. Edhe lojtarët që futa, të paktën Cake e justifikoi veten e vet pavarësisht ekipit që kemi përballë. Ne shohim ekuilibrat taktike dhe se sa mirë e interpreton lojën ai, apo lojtarë të tjerë.

Ka shanse që Cake të luajë titullar?
-Mendoj se ishte provë, akoma nuk e kemi vendosur, Kemi edhe një javë dhe do shohim kush janë lojtarët më të gatshëm për të luajtur.

Oduamadi në fushë kundër Dinamos

Situata me të dëmtuarit, si është? Po për Oduamadin, çfarë mund të na thoni?
-Doka me Grecën kanë qenë të dëmtuar, por kanë bërë gjatë gjithë javës stërvitje të diferencuar. Mendoj që do jenë të gatshëm për ndeshjen me Laçin. Oduamadin e provova në dy pozicione sot, por të them të drejtën ai vjen nga një traumë dhe i duhet edhe pak kohë për të fituar sigurinë. Pse të mos luajë më pas, pasi ka goxha kualitet.

Sa ndikojnë në fizionominë e lojës këto ndryshime të detyruara?
-Duke qenë se kemi marrë kartonë të verdhë kundër Kastriotit, futja e këtyre lojtarëve është pjesë e përgatitjes së ndeshjes. Më duhen lojtarë që të jem i bindur kur t’i fus në lojë. Edhe vetë ata të jenë të bindur në kokën e tyre që janë të gatshëm për ndeshjen e radhës. Besoj se do e ruajmë fizionominë e lojës, pasi këta janë lojtarë që stërviten gjithmonë bashkë. Automatizimet e veprimeve të lojtarëve tanë i punoj gjatë stërvitjeve dhe besoj se edhe ata i kanë të qartë. Ndoshta dikush më shumë, ndoshta dikush më pak, mund ta bëjë rolin më mirë se një lojtar apo një tjetër. Gjithsesi do ta përgatisim ndeshjen me gjithë mungesat që kemi.

Çuditërisht, pas humbjes me Kastriotin, i jeni afruar sërish fundit. Si e shikoni situatën?
-Gjithçka erdhi pas asaj ndeshjeje që e panë të gjithë. Unë mendoj se Tirana më jep më shumë garanci se në fillim, tani kam garanci sa i takon mënyrës së lojës dhe ekuilibrave që ka ky ekip. Kjo skuadër synon të fitojë çdo ndeshje dhe besoj se do kemi po ato rezultate që kemi marrë gjatë këtij viti.

Laçi, a është një ndeshje delikate për renditjen dhe gjithçka tjetër?
-Laçi është një ekip shumë i fortë, unë e kisha bërë gati analizën. U ndodhi ndryshimi i trajnerit dhe jam i detyruar të bëj edhe unë ndryshimet e mia përsa i përket mënyrës së lojës që bëjnë ata, apo sistemit të lojës që bën trajneri i ri. Jam i kushtëzuar të shikoj se si do ta përgatitim ndeshjen.

Hera e dytë që përballeni me Laçin kur ka ndryshuar trajnerin…
-Më tepër e kemi humbur ne ndeshjen atje. I kishim mundësitë të barazonim ndeshjen, ose të mos pësonim ato gola. Normal do përshtatem edhe unë. Është me rëndësi që të di se si vepron nj trajner me ekipin e vet. E kam parë Laçin kundër Flamurtarit. E rëndësishme është që i di pikat e forta dhe të dobëta të Laçit. Nuk e di sistemin që mund të luajnë, por i di pikat e forta.

VLADIMIR PRENGA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online