Tek Interi të gjithë po mendojnë për rinovimin e Mauro Ikardit. Argjentinasi ka një klauzolë largimi prej 110 milionë eurosh dhe drejtuesit e klubit i zikaltër po përpiqen të negociojnë një marrëveshje të re.
Pak ditë më parë agjentja dhe njëkohësisht gruaja e “bomberit”, Uanda Nara, deklaroi në një emision televiziv se negociatat janë ende shumë lartë. Komentet e gruas së sulmuesit lanë një shije të keqe te drejtuesit e klubit zikaltër, që kërkon që detajet e bisedime të mbahen brenda dyerve të familjes zikaltër. I fundit që ka reaguar për këtë çështje ka qenë legjenda zikaltër Havier Zaneti, i cili në një intervistë për “Radio DeeJay”, i dha një këshillë bashkëkombësen së tij.
“Është një çështje respekti. Çdokush duhet të respetojë pozicionin që mban. Gjëja më e rëndësishme është se Mauro (Ikardi) është i gëzuar. Kjo gjë dallohet sa herë që ai shkel në fushë dhe tregon se çfarë është i aftë të bëjë”.
“Murinjo do të ngelet gjithmonë një trajner i madh. Ai bëri mirë në Madrid dhe te Mançesteri ku fitoi disa trofe, më pas hasi shumë vështirësi në menaxhimin e grupit. Të gjithë trajnerët kalojnë momente të vështira, por duke e njohur mirë atë, mund të them se ai do të kërkojë të rikthehet në majë sa më shpejt të jetë e mundur”, përfundoi Zaneti.