VIDEO | Ekuban i kthehet “zanatit”, dy gola në Kupën e Turqisë

0

Kaleb Ekuban, ish-sulmuesi i Partizanit sot luan në futbollin turk, me ekipin e Trabzonsporit. Edhe pse në vendin tonë ishte një prej lojtarëve që spikati më shumë dhe jo pak kush e konsideron si të huajin më të mirë në Shqipëri, ganezi nuk e ka shumë besimin e trajnerit te skuadra turke.

Edhe pse në kampionat nuk ka arritur që të nisë asnjë ndeshje si titullar, Ekuban ka realizuar 3 gola, por sot e ka shfrytëzuar maksimalisht mundësinë që i është dhënë në Kupën e Turqisë. 24-vjeçari ka arritur që të shënojë dy gola në suksesin 5-0 që ekipi i tij ka arritur ndaj skuadrës së Sivas Beledijespor.

Ish-lojtari i “demave” realizoi në minutën e 17-të, duke goditur nga brenda zonës, ndërsa në minutën e 35-të, ganezi finalizoi një aksion mjaft të bukur të vendasve. Në këtë mënyrë, ndoshta sulmuesi do i ketë rritur pikët vetes në sytë e trajnerit, i cili mund të ketë më shumë besim te Ekuban që gjatë gjysmës së parë të edicionit ka realizuar 5 gola në të gjitha garat.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.