Nikolas Pepe është lojtari që po spikat më së shumti në këtë sezon të kampionatit francez. Sulmuesi i krahut të djathtë ka shënuar 12 gola deri më tani, çka ka sjellë dhe interesimin e shumë klubeve elitare, ndër to Bajerni i Mynihut dhe Arsenali.
Në një intervistë për “Telefoot”, drejtori sportiv i skuadrës së Lilës, tha se Pepe mund të largohet për vetëm 80 milionë euro nga klubi në veri të Francës. Lojtari i lindur në Francës, por me origjinë nga Bregu i Fildishtë u ble nga Lila në verën e 2017-ës për 10 milionë euro.
Viti kalendarik 2018 ka qenë më i suksesshmi për 22-vjeçarin, pasi ka regjistruar 21 gola dhe tetë asistime. Në kampionatin francez vetëm dy lojtarë kanë bërë më mirë se ai në këtë aspekt holandezi Memfis (16 gola, 15 asistime) dhe francezi Tovin (25 gola, 7 asistime).
Buts + passes décisives en Ligue 1 sur l'année 2018 :
32 ?? Thauvin (25 buts + 7 passes d.)
31 ?? Memphis (16+15)
29 ?? Pepe (21+8)
28 ?? Neymar (19+9)
24 ?? Cavani (19+5)
23 ?? Payet (8+15)
22 ?? Mbappé (18+4)
21 ?? Sala (17+4)
20 ?? Di Maria (12+8)
19 ?? Traore (15+4)
— Actu Foot (@ActuFoot_) December 23, 2018