Mziu: Bëmë një punë kolosale, buxheti është vetëm 35 milionë lekë të vjetra

0

Me 21 pikë në 14 ndeshje. Korabi ia ka dalë që të pozicionohet në vendin e katërt. Synimi i skuadrës dibrane është që minimalisht të ruhet ky pozicion, ose më saktë objektiv është qëndrimi mes 5 skuadrave të para në klasifikim edhe pas fazës së dytë.

Në një prononcim për faqen e klubit, drejtori sportiv, Fehmi Meziu, ka analizuar këtë gjysmë të parë të kampionatit dhe veçon edhe rrugëtimin e skuadrës, duke mos nguruar të tregojë edhe disa nga vështirësitë që ka hasur skuadra. Natyrshëm që nuk mungon dhe një urim për festat e fundvitit.

“E nisëm këtë vit me shumë ndryshime, duke u fokusuar në disa gjëra që i shërbejnë ekipit për më mirë si: Rezidenca e ekipit në Dibër për akomodim si për fazën përgatitore dhe për akomodimin gjatë ndeshjeve të kampionatit dhe për këtë gjej rastin të falënderoj Kryetarin e Bashkisë z. Muharrem Rama për dashamirësinë dhe mundësinë që i krijoi ekipit. Ne si drejtues punuam duke mbajtur boshtin e lojtarëve me eksperience, u përqendruam për të afruar në ekip djem të ri dibran, me perspektivë dhe ja arritëm qëllimit bashkë me stafin e ekipit.

Ishte një punë kolosale në kohë rekord dhe ekipi u konsolidua shumë shpejt, ndeshje pas ndeshje ku këta djem prodhuan lojë të bukur dhe rezultate pozitive, pavarësisht problemeve të shumta të kufizuar shumë nga financat e vështirësitë që përballemi me buxhetin prej 35 milion lekë të vjetra që i ofron Bashkia ekipit. Ne arritëm kështu objektivin në gjysmën e parë të kampionatit, duke u renditur në vendin e 4-të në klasifikim me 21 pikë.

Dua të falënderoj përzemërsisht për kontributin e dhënë në ndihmë të Korabit z. Elird Rama, z. Adil Cani dhe të disa miqve që e duan Korabin.

Stafin drejtues: Trajnerin Dorjan Bubeqi, zëvendëstrajner dhe trajner portierësh z. Donald Meziu dhe z. Taulant Guma për punën e palodhur dhe objektivin e realizuar deri tani”.

Dua të falënderoj lojtarët e ekipit që falë punës, përkushtimit të jashtëzakonshëm, sakrificës, harmonisë në grup dhe performancës së dhënë në fushë me lojë të bukur si dhe duke vlerësuar çdo ndeshje si një beteje treguan se rrugëtimi i gjatë i kampionatit, duke qenë të bashkuar, jemi të bindur që do të përfundojë me sukses.

Një falënderim i veçantë shkon për tifozerinë dibrane në mbështetje të djemve në shkallët e stadiumit dhe atyre që besojnë në këtë projekt, pse jo dhe për ato gojë ligët dhe dashakeqët e Korabit që na motivojnë ta bëjmë detyrën të gjithë me korrektësi të plotë.

Duke ju falënderuar të gjithëve për bashkëpunimin, ju uroj Gëzuar Festat. Viti 2019 ardhtë i mbarë dhe i suksesshëm për të gjithë ju.

Së bashku për Dibrën! Forca Korabi”

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.