VIDEO | Metodë e re për 11-metërshat, Aduriz i habit të gjithë

Atletik Bilbao nuk po kalon një moment të mirë këtë sezon, ku ecuria e baskëve ka lënë shumë për të dëshiruar. Aktualisht, ata ndodhen në vendin e 17-të të renditjes së La Ligës, vetëm një pikë më shumë se zona e ftohtë, që të dërgon në Segunda Division.

Një natë më parë, Bilbao priste në shtëpi Vajadolidin, në një sfidë që paraqitej e rëndësishme, për vetë pozitat në renditje. Baskët zhgënjyen, ku nuk shkuan më shumë se një barazim 1-1, duke zhgënjyer akoma më shumë tifozët e pranishëm.

Gjithsesi, diçka pozitive ishte goli i Aritz Aduriz, i cili shënoi nga pika e bardhë, në fundin e pejsës së parë. Veçantia e golit ishte mënyra e ekzekutimit të 11-metërshit nga ana e sulmuesit, i cili përdori një teknikë që zor se është parë më parë. Aduriz në momentin që vendosi topin, bëri një veprim për të treguar që do të merrte vrull për goditjen, por gjuajti menjëherë, duke shtangur portierin mik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online