Xhampaolo debuton me barazim, Teo gjen golin e parë si “djall”

Milani ka zhvilluar ndeshjen e parë me Marko Xhampaolon në pankinë. Miqësorja me dyer të mbyllura kundër Novarës ka përfunduar në barazim 1-1. Kuqezinjtë e nisën ndeshjen me këtë formacion: 99 Donaruma; 2 Kalabria, 22 Muzakio, 13 Romanjoli, 68 Rodrigez; 10 Çalhanoglu, 20 Bilia, 94 Breshianini; 8 Suso; 7 Kastihejo, 9 Piatek.

Të dy golat u shënuan nga pjesën e dytë. Në fillim ishte ekipi i Serie C që kaloi në avantazh me anë të një penalltie të shndërruar në gol nga Stopa.

Kuqezinjtë reaguan dhe arritën të shmangnin humbjen. Teo Hernandez barazoi shifrat me tetë minuta përpara fundit. Blerja e Milanit, i cili debutoi në pjesën e dytë, lëshoi një predhë nga jashtë zone dhe gjeti golin e parë si “djall”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *