Florian Marku: Ju tregoj pse lashë “MMA”-në për boksin

Florian Marku ka filluar në mënyrë perfekte karrierën e tij në boksin profesionist. Boksieri shqiptar është zhvendosur në Londër ku stërvitet prej 6 muajsh. Pak nga pak 26-vjeçari ka filluar të marrë famë në Angli, kjo falë mbështetjes së madhe të komunitet shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar. Në një intervistë për emisionin “Ring Talk”, Marku ka zbuluar përse vendosi t’i linte sportin e “MMA” për t’iu përkushtuar boksit.

KALIMI NGA “MMA” NË BOKS –“Vendosa të mos merresha me “MMA” për shkak të një operacioni që bëra në krah. Pas ndërhyrjes e kisha shumë të vështirë pjesën e kapjeve dhe të mundjes, nuk isha më si më parë. E dashuroj akoma atë sport, por s’mund kapja kundërshtarët si më parë”.

https://youtu.be/5AJCrRTljkw?t=951

TRANZICIONI – “E kam pasur të lehtë tranzicioni. Kam filluar të stërvitem që 12-vjeç si kikboksier dhe stili im ka qenë gjithmonë i fokusuar te pjesa e boksit. Do vazhdoj të luftoj në divizionin “welterweight” (66.7 kg). Jam pak i shkurtër për këtë divizion, por kjo më pëlqen pasi jam ndër ata boksierë që kërkoj të luftoj dhe jo të vrapoj nëpër ring”.

DUELI I FUNDIT – “Nuk ishte një duel i vështirë. Kundërshtari im vetëm po vraponte gjatë të gjithë raundeve. Gjithsesi jam i kënaqur me fitoren. Jam i ri në boksin profesionist, kam vetëm 9 muaj që kam filluar stërvitjen si boks. Kundërshtari po më nevrikoste me ngacmimet që po bënte, por e mbajta veten të qetë sepse e dija që do vinte momenti im”.

MBËSHTETJA NGA KOMUNITETI SHQIPTAR NË ANGLI  – “I jam shumë falënderues bashkëkombësve të mi. Pa ata kjo s’do ishte e mundur. Në debutimin tim në “York Hall” kishim rreth 1500 shqiptarë. Dueli im i radhës do të jetë në shtator. Mezi po e pres, pasi do të jetë sërish një duel në një platformë shumë të madhe”.

MENAXHERI STEVE GOODWIN – “Ai është menaxheri më i mirë në Angli për mendimin tim. Gjithçka po shkon mirë, s’mund të kërkoj më shumë. Ai po kujdeset për karrierën time, ndërsa po bëj timen duke dhënë maksimumin. Ai  e di që ne të dy do jemi shumë të suksesshëm së shpejti”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online