“Vuloset” largimi, PSG merr falas lojtarin e Junajtid

Ander Herrera nuk do të jetë më pjesë e Junajtid për sezonin tjetër. Media shtetërore angleze “BBC” ka mësuar se negociatat për rinovimin e kontratës kanë përfunduar dhe palët do t’i japin fund bashkëpunimit 5-vjeçar në fund të këtij sezoni.

Dy ditë më parë vetë spanjolli pranoi se agjenti i tij dhe klubi nuk po gjenin dot gjuhën e përbashkët për kontratën e re, ndërsa sot vjen lajmi se palët kanë mbyllur bisedimet.

E ardhmja e Herrerës është në Paris, ku PSG i ka ofruar një kontratë 3-vjeçare me pagë tetë milionë euro në sezon, shifër kjo që nuk u gjykua e arsyeshme nga drejtuesit e klubit anglez.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *