VIDEO | Partizani i përgjigjet Kukësit, Skënderbe “i fikur”

Partizani ka mposhtur Skënderbeun pastër 2-0, në sfidën më të rëndësishme të javës së 28-të në Superiore. Golat për “Demat e Kuq” u shënuan nga Belica në pjesën e parë dhe nga Asani në të dytën, i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.

Pjesa e parë – Partizani e nis vrullshëm takimin dhe ushtron presion te zona e Skënderbeut. Trashi dhe Asani duken në një ditë të shkëlqyer, po ashtu dhe Duka, lojtarë që vënë jo pak në vështirësi skuadrën e Skënderbeut. Nga një goditje këndi, zhbllokohet dhe sfida. Krosimi i Trashit përplaset në trupin e Belicës, i cili shënon në mënyrë aksidentale. Ka dyshime për prekje të topit me dorë, por festa e Partizanit vazhdon dhe goli është i rregullt. Skënderbeu u mundua të reagojë në minutat e mbetura të pjesës së parë, por pa rrezikshmëri.

Pjesa e dytë – Partizani e nis edhe fraksionin e dytë të lojës njësoj si në pjesën e parë, duke ushtruar presion në minutat e para. E vetëm 5 minuta pas rifillimit të takimit, “Demat” fitojnë penallti. Trashi pengohet në zonë nga Kaba Sambu dhe për gjqytarin, 11-metërsh. Një penallti e dyshimtë, por kjo gjë nuk i intereson aspak Asanit, që gjuan dhe shënon, duke gjetur golin e tij të shtatë në kamponat këtë sezon. Ky gol i preu gjunjët Skënderbeut dhe vendosi edhe rezultatin final të takimit.

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 28
E mërkurë, më 10 prill 2019, ora 18:30

PARTIZANI – SKËNDERBEU  2-0
Belica 27′, Asani 52

Partizani: Hoxha, Ibrahimi, Belica, Rexhepi, Trashi, Atanda, Hila, Asani, Duka (Kote 64′), Mala (Çinari 75’), Bardhi (Kardozo 72′). Trajner: Skënder Gega

Skënderbeu: Dajsinani, Vangjeli, Kaba Sambou, Pëllumbi, Abazi, Dita, Sibo (Zani 54′), Muzaka, Gripshi (Pervan 54′), Bregu, Krasniqi. Trajner: Orges Shehi

Kartonë të verdhë: Ibrahimi 39′ / Dita 12’, Sambu 50′

EPISODET –

90’ – Mbyllet takimi në “Selman Stermasi”, tre pikë të vyera për Partizanin, që ruan diferencën +9 nga Kukësi

88′ – Goditje dënimi për Partizanin, skemë e të kuqve. Asani e dërgon topin tokazi tek Ardit Hila. Mesfushori nga Elbasani gjuan mbi tra

85′ – Oto Xhon në hyrje të zonës kërkon të befasojë portierin Alban Hoxha, topi i gjuajtur nga nigeriani devijohet dhe ka këndore. Krosi nga këndi nuk sjell asnjë rrezik për Partizanin

83′ – Asani provon nga jashtë zone, Dajsinani ndërhyn dhe e devijon. Topi shkon te Hila, i cili gjuan mbi tra

52’ – Goool Partizani, shënon Asani. Numri 10 i të kuqve mori përsipër ekzekutimin e penalltisë dhe u tregua i saktë, duke mposhtur portierin Dajsinani. 2-0 për Partizanin, që gjen sigurinë

50’ – Trashi shkëputet mirë nga krahu i majtë dhe pengohet nga Kaba Sambu. Për gjyqtarin penallti, por përsëritja tregon hije dyshimi, pasi mbrojtësi i Skënderbeut prek fillimisht topin.  Asani merr topin në duar

45’ – Mbyllet pjesa e parë, Partizani në avantazh. Në fraksionin e parë të lojës, vendos ai gol me fat i Belicës, që u ndodh në vendin e duhur dhe në kohën e duhur për të shënuar.

27’ – Gooool Partizani. Një goditje këndi ekzekutohet shumë mirë nga Tashi dhe topi shkon në trupin e Belicës, i cili shënon pa vetëdije. Dajsinani gjendet i papërgatitur nga ai devijim dhe Partizani në avantazh

20’ – Trashi bën gjithçka mirë nga krahu i majtë dhe driblon tre futbollistë. Krosimi i mëngjarashit gjen të lirë Dukën brenda zonës, që godet menjëherë, por Dajsinani bën heroin

15’ – Shënon Partizani, por gjyqtari anulon golin. Rexhepi kërcen më lart se të gjithë dhe shënon me kokë, por për gjyqtarin pati shkaktuar faull ndaj mbrojtësit të Skënderbeut

12’ – Partizani shfaqet rrëzikshëm te porta e Skënderbeut. Një krosim nga ana e Trashit gjen kokën e Krasniqit dhe sulmuesi i “Ujqërve” rrezikoi autogolin

1’ – Fillon takimi në “Selman Stermasi”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online