Pas Teutës që mposhti Flamurtarin në finalen e Kupës së Shqipërisë për U17, sot ishte radha e finales së U19. Vllaznia dhe Besa u përballen midis tyre në “Elbasan Arena” në një finale të bukur, që dhuroi garë të fortë sportive, 3 gola, 10 kartonë të verdhë dhe një karton të kuq.
Kuqeblutë fituan me rezultatin 2-1, duke dërguar Kupën e Shqipërisë në Shkodër. Ardian Shaljani kaloi ekipin kavajas në avantazh në minutën e tetë, ndërsa Uheid Hoxha u tregua i saktë nga pika e penalltisë në minutën e 27-të duke barazuar rezultatin.
Vllaznia nuk u ndal dhe gjeti sërish golin pas pak minutash. Qardaku shënoi golin e avantazhit dhe të fitores në minutën e 32-të dhe pjesa e parë u mbyll me epërsinë e djemve të Zmijanit.
Shima u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 67-të dhe Vllaznia u detyrua të luante gjysmën e pjesës së dytë me një lojtar më pak. Besa nuk përfitoi nga superioriteti numerik dhe ndeshja u mbyll me fitoren e Vllaznisë që festoi fitimin e trofeut të parë të sezonit.
Vllaznia: Qarri, Shimaj, Repaj, Ndreca, Hoxha, Kulla, Kovaci, Rrasa, Lekaj (C), Mali, Qardaku.
Besa: Dabijani, Rrushi, Kacbufi, Damarija, Mecja, Cara (C), Selita, Meraj, Zeqiri, Deliu, Shaliani.
Vllaznia-Besa 2-1
(Hoxha 27′, Qardaku 32′ / Shaliani 8′)