Vjen shansi i dytë për Kastratin, Memushaj lë pas dëmtimin

Elhan Kastratit iu desh të priste tre muaj për të veshur sërish fanellën e Peskarës. Ish-portieri i Teutës, luajti në takimin e të dielës së kaluar, ku skuadra e tij u mund 2 – 1 në transfertën e Peruxhës. Sonte në orën 21:00 “delfinët” do të presin Karpin dhe 21-vjeçari pritet të jetë sërish titullar.

Në listën e të grumbulluarve  të trajnerit Xhuzepe Pilon, mungonte portieri i parë Vinçenco Fiorilo dhe në mungesë të tij, tekniku italian është i detyruar t’i besojë sërish gardianit shqiptar.

Ndërkaq, shqiptari tjetër i Peskarës, Ledian Memushaj, pritet ta nisë nga minuta e parë. Në ndeshjen e fundit, mesfushori vlonjat provoi për herë të parë “shijen” e stolit, kjo jo për zgjedhje teknike të trajnerit, por për shkak të një dëmtimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online