Shpina e Ozil nuk po gjen qetësi, mjeku gjerman ia vë fajin video-lojës së famshme

Prej më shumë se dy muajsh, Arsenalit i është dashur të bëjë pa yllin e skuadrës Mesut Ozil. Lojtari më i paguar i “topçinjve”, ka hasur disa probleme të njëpasnjëshme me muskujt e shpinës dhe për rikthimin e tij në fushën e blertë ende nuk ka një datë fikse.

Gjatë ditëve të fundit, media të ndryshme në Angli dhe Gjermani po flasin gjithnjë e më shumë për varësinë që futbollisti ka ndaj video-lojës së famshme, “Fortnite”. E përditshmja angleze zbuloi se në llogarinë e lojtarit janë të regjistruara deri më tani 5221 ndeshje, një shifër kjo jashtëzakonisht e lartë.

Sipas një doktori gjerman, i cili u intervistua nga “Bild”, kjo rutinë e përditshme e Ozil, ka shkaktuar që riaftësimi i tij të ngadalësohet. Sipas ekspertit, nëse ky aktivitet zgjat mbi pesë orë në ditë si në rastin e lojtarit, dëmet janë të mëdha, sidomos kur kemi të bëjmë me një futbollist profesionist.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online