Çesk Fabregas debutoi me bluzën e Monakos në barazimin në transfertë kundër Olimpikut të Marsejës, ndërsa luajti gjatë gjithë 90-minutave. Mesfushori spanjoll është goditja e madhe e kësaj merkato për ekipin nga Principata, që vazhdon të renditet në vendin e parafundit.
Djemtë e Tieri Henri do të zbresin përsëri në fushë gjatë ditës së mërkurë, por Fabregas nuk mund ta bëjë një gjë të tillë. Përballë Monakos do të jetë Nica, ndeshje që ishte programuar të zhvillohej me datë 7 dhjetor.
31-vjeçari ishte pjesë e Çelsit në pjesën e parë të sezonit dhe nuk mund të zbresë nesër në fushë kundër Nicës. Rregulli i FIFA-s është i qartë: “në rast se një ndeshje përsëritet ose shtyhet, lejohen të luajnë vetëm lojtarët që ishin pjesë e ekipit në atë periudhë.”