Dabur “snobon” Liverpulin, kalon në Spanjë për 20 milionë euro

Munas Dabur është një ndër lojtarët më të kërkuar merkato e janarit, me izraelitin që ka spikatur me paraqitjet e tij me fanellën e Salcburgut. Sulmuesi, është aktualisht golashënuesi më i mirë në Europa League, me gjashtë gola pas mbylljes së fazës së grupeve.

26-vjeçari u përfol për një kalim të mundshëm te Liverpuli, ku mediat angleze e bënë thuajse të kryer kalimin e tij në “Anfield” pak ditë më parë. Gjithsesi, ditën e sotme nga Spanja raportohet se ekipi i Sevijas ka arritur marrëveshjen me Salcburgun për 20 milionë euro dhe pritet që Dabur të kryejë vizitat mjekësore.

Kështu, andaluzianët bëjnë një goditje të madhe në sulm, teksa kanë dhe alternativa të tjera si Andre Silva apo Ben Jeder. Munas Dabur aktivizohet që nga viti 2016 në Austri me Salcburgut, të cilët e blenë nga Grasshoperi për shumën e 3.5 milionë eurove.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online