“Dridhet” Veseli, Empoli synon një mbrojtës në janar

Federik Veseli ka qenë një nga titullarët me më me shumë minuta në gjysmën e parë të sezonit për skuadrën e Empolit, por duket se mbrojtësi kuqezi nuk ka bindur me paraqitjet e tij.

I aktivizuar shpeshherë dhe në të majtë të mbrojtjes, Veseli nuk ka arritur të bëhet protagonist dhe ta meritojë këtë vend formacioni, çka ka detyruar skuadrën italiane të ndërhyjë në merkato.

Sipas Xhanluka Di Marxios, Empoli do të sjellë me patjetër një mbrojtës në janar, për të mbuluar rolin që Veseli ka luajtur në fazën e parë. Emri më i përfolur është Kristian Del’Orko, mbrojtësi i Sasuolos që mund të ndryshojë ambient brenda kësaj jave.

Del’Orko luan si qendërmbrojtës dhe si mbrojtës i majtë dhe me shumë gjasa, do të jetë italiani ai që do të lërë në stol Veselin, në rast se ky i fundit nuk e rrit ndjeshëm lojën e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online