VIDEO | Zidan debuton me fitore, buzëqeshin Isko e Bejl

0

Zinedin Zidan debuton me fitore, me Realin e tij që triumfon pastër ndaj Selta Vigos në shtëpi. Një ndeshje, që u zgjidh në pjesën e dytë, pas 45 minutave të para, ku asnjë prej ekipeve nuk u tregua konkret para portës.

Në fraksionin e dytë, madrilenët i treguan shënjat, teksa fillimisht iu anullua një gol për pozicion të parregullt pas ksoultimit me sistemin VAR. Gjithsesi, në minutën e 62-të, ishte Isko, i cili përveçse u rikthye të luante, u rikthye dhe te goli, duke zhbllokuar takimin.

Për të hipotekuar gjithçka, mendoi Gareth Bejl, i cili pasi u asistua nga Marselo, u tregua i saktë përballë portierit, duke çuar shifrat në 2-0. Një fitore që e çon në vetëm dy pikë diferencën me vendin e dytë të Atletikos tashmë.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.