Parma vazhdon të surprizojë të mëdhatë në këtë sezon të Serie A. Pasi mundën në “San Siro” Interin, skuadra e drejtuar nga Roberto D’Aversa ka zhvilluar një tjetër paraqitje heroike, teksa ka barazuar ndaj Juventusit me rezultatin 3 – 3, duke u kthyer nga një disavantazh prej tre golash, e gjithë kjo në vetëm 30 minuta.
Protagonistët e takimit të sotëm ishin Kristiano Ronaldo dhe Zhervinjo. Pesë herë fituesi i Topit të Artë pati rol në çdo gol të Juventusit, teksa shënoi dy herë dhe dha asistin e golit të Ruganit.
Në minutën e 62-të, CR7 çoi shifra në 3 – 0 dhe normalisht u duk si një ndër goleadat që jemi mësuar të shohim shpesh nga Juventusi, por futbolli nuk ndal së befasuari. Parma shënon pas vetëm dy minutash me Barilan, ndërsa ish-lojtari i Romës Zhervinjo befason me dopietën e tij me golat e shënuar në minutën e 74-të dhe 93-të.