VIDEO / Vjen humbja e parë për Kovaç, Bajerni bie në Berlin

Pas barazimit në mesjavë ndaj Augsburgut, një surprizë akoma dhe më e hidhur u rezervua për tifozët e Bajernit në transfertën ndaj Hertës së Berlinit.  Kampionët e Gjermanisë pësuan humbjen e parë për këtë sezon dhe në rast të një fitoreje të Dortmundit këtë fundjavë, baverezët mund ta shohin veten në vend të dytë.

NDESHJA – Në ndryshim nga ndeshja me Augsburgun, në këtë takim Kovacc nuk kishte bërë shumë rotacion, duke luajtur më së shumti me lojtarë titullarë. Goli i parë për vendasit erdhi në minutën e 23-të, ku një faull i shkaktuar nga Boateng bëri që arbitri i takimit të akordonte një 11-metërsh, që u ekzekutua në mënyrë perfekte nga Ibesevicc. Pak minuta më vonë do të vinte dhe goli i dytë me autor sllovakun Duda që nuk i la asnjë shans Nojerit me goditjen e fortë pak metra larg portës.

Në pjesën e dytë Bajerni u hodh i gjithi në sulm, por kryeqytetasit arritën që të neutralizonin krejtësisht sulmet e skuadrës bavareze. Në përfundim të takimit Bajerni regjistroi 25 gjuajte, 6 prej tyrë në portë dhe asnjë gol.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online