Rami nuk përmbahet: Inzagi ishte katastrofë si trajner!

Adil Rami është rikthyer të flasë për periudhën kur aktivizohej me kuqezinjtë e Milanit. Lojtari nuk ka patur kurrë një raport të mirë me Filipo Inzagin. Të dy kanë punuar bashkë te Milani, në sezonin 2014-2015, ku francezi aktivizohej si mbrojtës i ekipit, ndërsa ish-sulmuesi i famshëm ishte ulur në stolin e kuqezinjve.

32-vjeçari lëshon fjalë të rënda kundrejt Inzagit si trajner dhe thekson faktin që çdokush mund të arrijë të bëjë rolin e trajnerit, kur diçka të tillë e ka bërë Filipo Inzagi.

Do të doja të trajnoja në të ardhmen, sepse e shoh vetën mirë në pankinë. Inzagi? Nëse ia ka dalë të trajnojë dhe një si ai, çdokush mund të bëhet trajner. Kam patur shumë mjeshtra në karrierën time si: Garsia, Blank, Deshamp, Emeri dhe Sedorf. I shihja kur punonin dhe mendoja se sa e vështirë mund të ishte të jesh si ata, ndërsa Inzagi ishte një katastrofë“, përfundon lojtari i Olimpik Marsejës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online