VIDEO | Verona zbavitet me ekipin amator, shënon dhe talenti shqiptar
Skuadra veroneze ka filluar përgatitjet për sezonin e ri
Futbollisti shqiptar Marash Kumbulla ka qenë një ndër autorët e golave në fitoren 12 – 0 të Hellas Veronës ndaj amatorëve të US Primieros. Qendërmbrojtësi 19-vjeçar tundi rrjetën pas një harkimi në nga një goditje këndi.
Kumbulla është një ndër talentet më të vlerësuar nga stafi i Veronës dhe pritet që të vazhdojë të jetë pjesë e skuadrës gjatë sezonit të ardhshëm, ku Verona ka për objektiv të sigurojë mbijetesën në Serie A.