Liverpuli nuk hasi shumë probleme në Portugali ndaj Portos. Skuadra angleze mori me lehtësi një fitore me rezultatin 4 – 1, që i çon shifrat e përgjthshme të kësaj çerekfinale në 6 – 1.
Ashtu siç pritej ekipi vendas e filloi vrullshëm takimin, por një Liverpuli ndëshkoi i parë me Mane, goli i të cilit u akordua falë ndërhyrjes së sistemit “VAR”. Në pjesën e dytë Porto u hodh e gjitha në sulm, duke lënë shumë hapësira në mbrojtje, që u shfrytëzuan mjaft mirë nga “The Reds”, të cilët gjetën golin e dytë me Salah. Në listën e shënuesve vunë emrin e tyre dhe Firmino e Van Dijk, ndërsa goli i nderit për Porton u shënua nga mbrojtësi i ardhshëm i Realit, Eder Militao.
Në gjysmëfinale Liverpuli do të gjejë Barcelonën e Lionel Mesit, me të cilët nuk ndeshen në Champions prej më shumë se një dekade.
CHAMPIONS LEAGUE/GJYSMËFINALE
Porto – Liverpul 1-4
Shënues: Militao 69’ / Mane 26’, Salah 65’, Firmino 77’, Van Dijk 84’