VIDEO | “Treni” Junajtid s’di të ndalet, Arsenali “viktima” e radhës

Mançester Junajtid ka pësuar një transformim rrënjësor në duart e Ole Gunar Solskjaer. “Djajtë e Kuq” mundën me rezultatin 3 – 1 Arsenalin dhe për më tepër në shtëpinë e këtyre të fundit “Emirates Stadium”, në përballjen e vlefshme për raundin  e katërt të “FA Cup”.

Në mënyrë ironike takimin e zhbllokoi Aleksis Sançez që vinte në këtë ndeshje me statusin e “ish”-it. Vetëm dy minuta më vonë Lingard dyfishoi rezultatin për Mançesterin, ndërsa Obamejang ngushtoi diferencën pak minuta para përfundimit të pjesës së parë.

Gjatë pjesës së dytë “topçinjtë” morën kontrollin e lojës, por pa mundur të jenë konkret me rastet e krijuara. Sigurisht, nuk mund të mungonte një paraqitje klasi e David De Geas.

Antoni Marsial arriti të bëhej protagonist i takimit të sotëm edhe pse u fut si rezervë.  Një kundërsulm i udhëhequr nga Pol Pogba u finalizua me sukses nga bashkëkombësi i tij francez.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *