VIDEO | Tiranën se mbajnë gjunjët, Luftëtari thellon krizën e bardhebluve

0

Luftari përmbys Tiranën dhe i zhyt këta të fundit akoma dhe më shumë në krizë. Sentamu kaloi bardheblutë në avantazh në pjesën e parë, por në fraksionin e dytë Shkurtaj barazoi rezultatin  fillimisht, ndërsa më pas ishte Dunga që i dha goditjen finale 24-herë kampionëve të vendit me një gol pak minuta para fundit të kohës së rregullt.

Pjesa e parë ishte vërtetë e vakët sa i përket rasteve, pasi skuadrat ishin mjaft të frikësuara për të rrezikuar në portat kundërshtare. Duke u munduar që të mos krijonin hapësira pas. Bardheblutë arritën që ta gjenin rrugën e rrjetës në goditjen e parë në kuadratin e portierit Rucci. Meritë të padiskutueshme kishte Greca me inkursionin  tij nga e majta, duke shkuar deri pranë fundores dhe duke shërbyer më pas për Senatamun. Sulmuesi, i lirë në shtyllën e dytë nuk e kishte të vështirë që të shënonte, duke i dhënë avantazhin kryeqytetasve.

Pjesa e dytë nis sërish me një “ngacmim” të Grecës, por anësori nuk gjen dot kuadratin. Vetëm 5 minuta pasi kishte nisur pjesa e dytë, thekson ndalet nga Doka brenda zonës së rreptësisë. Kryesori nuk ka asnjë dyshim dhe 11-metërsh për bluzinjtë. Shkurtaj nuk gaboi nga pika e bardhë duke vënë ekuilibrin, në një ndeshje që më pas u bë disi më interesante, pasi skuadrat nisën që të rriskonin më shumë.

Hasani kishte një mundësi të mirë për të realizuar, por Ruçi i tha ‘jo’. Ishte Dunga, i cili mendoi të gëzonte tifozerinë vendase me një gol vërtetë të bukur. Pak sekonda para fundi u ndalua dhe një gol i Atingës, por pamjet filmike i japin të drejtë gjyqtarit. Më shumë një idiotsi e lojtarit të Tiranës, pasi topi po shkonte drejt rrjetës.  Në fund gjirokastritët marri një 3-pikësh me shumë vlerë dhe tani e sheh veten në vendin e 13 pikë. Në anën tjetër bardheblutë vijojnë serinë e ndeshjeve pa fitore, por të paktën gëzohen nga fakti se Kamza nuk fitoi dhe ndodhen në vendin e 8-të.

Kategoria Superiore – Java 13
E diel, më 11 nëntor 2018, ora 14:00
Stadiumi “Gjirokastra”, Gjirokastër

LUFTËTARI 2-1 TIRANA
Shënues:
Shkurtaj 52′ (11-m)/ Sentamu 36′, Dunga 88′

Luftëtari:  Ruçi, Demo, Janiçiç, Hoxha, Xhekson, Ramadani, Rapo (Aleksi 55′), Rroca (Dunga 65′), Ymeraj, Milosavljev (Hyseni 90+2′), Shkurtaj. Trajner: Gentian Mezani.  Të gatshëm: Shumeli, Liçaj, Kukaj, Açka.
Tirana: Abibi, Doka, Atinga, Hoxhallari, Imami, Mauexhe, Karabeci, Hasani, Kobina (Halili 88′), Greca, Sentamu. Trajner: Ardian Mema. Të gatshëm: Lika, Berisha, Çelhaka, Muçi, Cake, Ismailgeci.
Gjyqtarë: Eldorian Hamiti, Ridiger Cokaj, Herald Lisaku, Emirion Sino.
Kartonë të verdhë: Janiçiç 16′, Roca 45’/ Sentamu 47′, Greca 48′
Vëzhgues: Myrteza Allkja.

DIREKT

90+2′ – Goli i anuluar i Tiranës.

88’ – Dunga godet nga e djathta dhe nuk gabon duke kaluar të tijtë në avantazh.

74’ – Hasani provon me një lëvizje mjaft të bukur, por Ruçi bëhet hero me ndërhyrjen e tij.

52′ – Xhekson ndalet nga Doka dhe ka 11-metërsh për Luftëtarin. Shkurtaj nuk gabon nga pika e bardhë e penalltisë.

36’ – Sentamu merr një top nga majta nga Greca dhe nuk gabon me goditjen e tij nga shtylla e dytë, ku ishte i harruar nga mbrojtja e Luftëtarit.

20’  -Pas ekzekutimit të një goditje dënimi, Janiçiç del i vetëm me Abibibn, por mbrojtësi i gjirokastriteve nuk godet siç duhet.

1- NIS NDESHJA!

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.