Kastrioti çmonton Kamzën, fitore shprese për krutanët

0

Tre pikë shprese për Kastriotin, që arriti të mposhtë Kamzën me rezultatin 3-0. Skuadra e drejtuar nga Stavri Nica mori fitoren e dytë për këtë sezon dhe tashmë numëron shtatë pikë në klasifikim, por sërish mbetet në vendin e fundit me një pikë më pak se kundërshtari i sotshëm.

Krutanët ditën ta zgjidhin shumë mirë ndeshjen me Kamzën, duke pasur edhe episodet në favor. Një gol me fat ai i pari, teksa Arrabal e përplasi topin te Roxher në tentativë për ta larguar dhe më pas sfera shkoi e përfundoi drejt e në rrjetë.

Pak minuta më pas, Okebuku nga brenda zonës nuk fali dhe shënoi për Kastriotin golin e dytë. Një aksion perfekt i krutanëve, që i dhanë drejtim ndeshjes që në minutat e para. Kamza nuk ka fuqinë për të reaguar, madje vendasit mund edhe ta kishin thelluar rezultatin në 45 minutat e para.

Skuadrat shkuan në pushim me rezultatin 2-0 të mbetur në fuqi, ndërkohë që Kastrioti me fillimin e pjesës së dytë u pa disi më i tërhequr. Me rezultatin në favor nuk kishte pse ngutej dhe ekipit të Nicës i doli për mbarë, pasi Roxher shënoi edhe golin e tretë.

Braziliani shfrytëzoi një gabim të Turhanit dhe më pas me një goditje brenda zonës mposhti portierin Avdyli për të tretën herë. Goditja e “knock out”-it për Kamzën, që u mposht keqazi nga Kamza dhe mbetet në krizë të thellë rezultatesh.

Kategoria Superiore – Java 13
E diel, më 11 nëntor 2018, ora 14:00
Stadiumi “Redi Maloku”, Fushë-Krujë

KASTRIOTI 3-0 KAMZA
Shënues:
Roxher 5′, 67′, Okebugu 11′

Kastrioti: Kuka, Husein, Shehi, Çela, Stijepoviç, Domgjoni, Ymeraj, Okebugu (Atsina 80′), H. Marku (T. Marku 63′), Bardhi (Caca 84′), Xhunior. Trajner: Stavri Nica. Të gatshëm: Puja, Vatnikaj, Neziri, Preston.
Kamza: Avdyli, Frashëri, Arrabal, Bonani, Idrizaj (Turhani 14′), Mehmeti (Peçi 63′), Malaj, Zisi, Plaku (Martinena 72′), Rezi Roloviç. Trajner: Blendi Vashaku.   Të gatshëm Kirev, Rami, Mumajesi, Fejzaj.
Kartonë të verdhë: Marku 32′, Shehi 45′ / Frashëri 32, Malaj 45′,Bonani 73′, Peçi 78′
Gjyqtarë: Laver Alla, Devis Korreshi, Edlir Malo, Klodian Shahini.
Delegat: Besnik Çela ; Vëzhgues: Besnik Kaimi.

EPISODET

67′ – Roxher rrëmben një top në mesfushë dhe avancon i vetëm në zonën e Kamzës, duke realizuar golin e dytë persona dhe të tretin për Kastriotin.

31’ – Ogebugu del i vetëm me Avdylin dhe godet bukur, portieri mik bën mrekullinë duke evituar golin e tretë.

11’ – Kombinime fantastike nga lojtarët e Kastriotit, Okebugu mjaft bukur godet nga brenda zone duke shënuar dhe golin e dytë.

5’ – Roxher avancon dhe provon të godasë, topi devijohet dhe shkon në fundin e rrjetës së miqve.

 

 

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.