VIDEO: Tension dhe supergola, Kukësi fiton Kupën e Shqipërisë

Kukësi ka fituar Kupën e Shqipërisë. Verilindorët arritën të triumfonin 2-1 përballë Tiranës, falë golave të Shkurtajt dhe Rexhinaldos. Që në minutën e katërt të takimit, Shkurtaj arriti të kalojë në avantazh verilindorët, që e mbyllën pjesën e parë në epërsi. Tirana u zgjua në pjesën e dytë dhe arriti të barazojë në minutën e 67’, me anë të sulmuesit Ngo, por 10 minuta më vonë, Rexhinaldo shënon të dytin për Kukësin, gol që vendosi finalen e Kupës së Shqipërisë.

EPISODET –

90’ – Ndeshja mbyllet mes tensionit. Dokën e tradhëtojnë nervat dhe i vërsulet brazilianit Kordeiro. Kaq ka mjaftuar që të agravojë situata mes lojtarëve të dy skuadrave.

86’ – E pabesueshme çfarë humbet Ngo. Shtatlarti i sulmit është totalisht i lirë brenda zonës dhe godet me kokë, por gjuajtja e tij shkon shumë larg kuadratit. Te stoli i Tiranës nuk i besojnë syve

77’ – Gooool Kukësi, shënon Rexhinaldo. Rama pason bukur drejt qendrës për Shkurtajn, i cili shërben menjëherë partnerin e tij të sulmit,që nuk e ka të ështirë të shënojë.

67’ – Gooool Tirana, shënon Ngo. Sulmuesi i bardhebluve merr një pasim të bukur nga Greca dhe shënon me të djathtë, duke mposhtur Frashërin dhe pas një devijimi të Cuculit.

50’ – Shpëton mrekullisht porta e Tiranës. Limaj i shpëton mirë prapavijës bardheblu dhe godet me kokë, por shkon mbi kuadrat

47’ – Greca shkëputet mirë nga e majta dhe shërben në qendër për Ngo, i cili shënon, por numri 7 i bardhebluve ishte dukshëm në pozicion të parregullt.

45’ – Mbyllet pjesa e parë në “Elbasan Arena”, vendos gol i Shkurtajt që në minutën e katërt

43’ – Tirana shfaqet më në fund te porta e Kukësit, duke krijuar një rast të mirë me anë të Ngo. Megjithatë, anglezi nuk e kontrollon mirë dhe Frashëri shkelmon

41’ – Rama jep një pasim perfekt për Shkurtajn, i cili i shpëton mbrojtjes së Tiranës. Megjithatë, Imami është i shpejtë dhe rikthehet për të mbyllur.

7’ – Një tjetër rast i shkëlqyer për Kukësin. Kordeiro jep një pasim perfekt për Shkurtajn, i cili i vetëm përballë portierit gabon.

4’ – Gooool Kukësi, shënon Shkurtaj. Rexhinaldo dhe Rama kombinojnë mirë me njëri-tjetrin, por gjuajtja e mozambikasit në fund pritet nga Lika. Megjithatë, Rama e rikuperon sërish topin dhe shërben për Shkurtajn, i cili shënon.

1′ – Fillon takimi në “Elbasan Arena”

KUPA E SHQIPËRISË, FINALE

E diel, 2 qershor ora 19:00
Stadiumi “Elbasan Arena”, Elbasan

Kukësi – Tirana  2-1
Shkurtaj 4′, Rexhinaldo 77′ / Ngo 67′

Kukësi: Frasheri, Et’hemi, Teqja, Cuculi, Rrumbullaku, Kordeiro, Musolli, Rroca (Limaj 46′), Rama (Cyrbja 90′), Rexhinaldo (Dzaria 80′), Shkurtaj. Trajner: Ernest Gjoka

Tirana: Lika, Kërçiku, Goxha (Turtulli 43′), Imami, Hoxhallari (Ismailgeci 83′), Maveje (Celhaka 46′), Hasani, Doka, Kobina, Greca, Ngo. Trajner: Ardian Mema

Kartonë të verdhë: Et’hemi 83′ / Hoxhallari 16’, Celhaka 72′, Greca 85′, Kërçiku 90′, Doka 90′

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *