VIDEO | S’ka fitues në Romë, sa shumë vuajtje për një vend në Champions

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Roma u shfaq më kërkuese në minutat e para të takimit, por golin e parë e shënuan vizitorët nga Milano. Paketa i rrëmben topin Pelegrinit dhe harkon në zonë një top që dërgohet në rrjetë nga Piatek, i cili shënon golin e parë në Serie A me fanellën e “djallit” në minutën e 26-të.

Roma baraspeshon rezultatin pak sekonda pas fillimit të pjesës së dytë me anë të Zaniolos. Verdhekuqtë marrin kontrollin e lojës, por nuk arrijnë të çajnë mbrojtjen e Milanit dhe portierin Donaruma. Në minutat e fundit të takimit, djemtë e Gatuzos rimarrin veten dhe testojnë në disa momente portierin Olsen.

Një ndër episodet më të diskutueshëm të ndeshjes ishte një ndërhyrje e Kolarov ndaj Susos, por pavarësisht protestave të lojtarëve të Milanit, gjyqtari i takimit nuk përdor sistemin “VAR”. Me siguri polemikat për këtë vendim do të jenë të shumta në Itali.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *