Mançester Junajtid është eliminuar nga “FA Cup” pas humbjes 2 – 0 ndaj Ulvërhempton. Ekipi vendas bëri një ndeshje të madhe, duke qenë ekipi më i mirë përgjatë 90 minutave. Kjo është humba e dytë radhazi për “djajtë e kuq” pas asaj ndaj Arsenalit në kampionat.
Ndeshjen e zhbllokoi sulmuesi meksikan Raul Himenez në minutën e 70-të. Një naivitet i mbrojtjes së Junajtid i kushtoi shumë skuadrës së Solskjaer që e pa veten në disavantazh.
Në përpjeke për të barazuar rezultatin, Junajtid u hodh i gjithi në sulm, por pas vetëm gjashtë minutash erdhi goditja e nokautit. Sulmuesi portugez Diogo Zhota ndërmerr një aksion personal nga mesi i fushës që e finalizon me një goditje të fuqishme.
Ulvërhempton 2 – 0 Mançester Junajtid
Shënues: Himenez 70’, Zhota 76’