Dinamo e Bukureshtit mundi Poli Iashin në transfertë me rezultatin minimal 0 – 1. Në këtë takim morën pjesë tre lojtarë shqiptarë.
Bie në sy emri i Elvis Kabashi, i cili pas thuajse një viti pushim nga futbolli, debutoi me fanellën e klubit rumun duke luajtur nga minuta e parë. Ish-lojtari i Juventusit u zëvendësua në fillim të pjesës së dytë, ndërsa Naser Aliji luajti për 90 minuta. Te skuadra vendase Kamer Qaka u fut në loj në minutën e 71-të.
Zhvendosemi në Bullgari, ku ish-lojtari i Skënderbeut, Suad Sahiti ka qenë protagonisti i fitores së Septemvri Sofias ndaj Lokomotiv Plovdiv. Një goditje e fuqishme nga e 24-vjeçarit i mundësoi atij golin e parë në kampionatin bullgar. Kjo ishte ndeshje e katërt e Sahitit me ekipin nga kryeqyteti i Bullgarisë.