De Vrij: Jam gati për Interin! Goli në derbi? Një emocion i pabesueshëm

0

Stefan De Vrij është gati të rikthehet në fushat e lojës. Mbrojtësi i Interit foli sot për “SkyItalia”, ku preku shumë tema të rëndësishme. Sa i takon rikthimit nga dëmtimi, De Vrij tha: “Kam pasur disa probleme ditët e fundit, por kemi punuar në mënyrë të shkëlqyer deri më tani dhe mund të them se jam gati.

Me Frosinonen do të jetë një ndeshje e vështirë, pasi ata kanë fituar ne Fiorentinën në transfertë dhe po kalojnë një moment të mirë.

Goli im në derbi? Ishte një emocion i pabesueshëm. Ne gjithashtu fituam, ajo ndeshje do të mbetet gjatë në memorien time. Gjithsesi, është një takim që është mbyllur dhe duhet të shohim ndeshjet e ardhshme”, tha De Vrij.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.