VIDEO | Reflekse të pabesueshme, Meret shpëton Hysajn nga autogoli

Portieri i Napolit, Aleks Meret, bëri më së miri detyrën e tij në fitoren e djeshme te Napolit, teksa skuadra italiane mundi Liverpulin me rezultatin 3 – 0.  Çuditërisht pritja më e mirë e “gardianit” 22-vjeçar nuk erdhi nga një goditje e kundërshtarëve, por nga spastrim i gabuar i topit nga Elseid Hysaj.

Mbrojtësi shkodran nuk largoi siç duhej një top të harkuar në zonë, por reflekset e portierit italian mbajtën të pandryshuar rezultatin.

 

Meret u ble një më parë nga Napoli 22 milionë euro për të zëvendësuar një emër të madh si Pepe Reina. Megjithatë, një frakturë e dorës bëri që sezonin i italianit të niste me vonesë, por te Napoli besojnë ende tek ai dhe mesa duket Ançeloti do t’ia besojë atij “çelësat” e portës për sezonin e ardhshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online