Sampaoli vë rekord, i pari trajner i pezulluar nga kartonët e verdhë

Horhe Sampaoli njihet për karakterin e tij plot energji dhe ekspresiv gjatë ndeshjeve. Ish-trajneri i Argjentinës tani vijon karrierën në Brazil, ku drejton një ndër ekipet më të mëdha si Santos. Pas një fillimi të lëkundur situata është stabilizuar dhe skuadra po luan një futboll që konsiderohet më i bukuri në Brazil.

Pavarësisht kësaj trajneri argjentinas nuk ka treguar shenja vetëpërmbajtje. Në fitoren 3 – 1 kundër Avait, 59-vjeçari u ndëshkua me kartonin e tretë të verdhë, duke plotësuar numrin e nevojshëm të kartonëve për një pezullim.

Në muajin qershor, FIFA vuri në fuqi rregulloren e re ku tani edhe trajnerët mund të ndëshkohen me kartonë, pra s’do ketë më paralajmërime si dikur. Me këtë rregull synohet që trajnerët në mbarë botën të ndërgjegjësohen mbi veprimet e tyre. Sampaoli është i pari trajner në Brazil që pezullohet për shkak se grumbulloi 3 kartonë të verdhë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online