VIDEO / Pritja e pabesueshme e Nojer, gjermani evitoi humbjen në limite

Ndeshja ndaj Bajernit dhe Ajaksit ishte një 90-minutësh krejt i çuditshëm për të gjithë tifozët bavarez. Në fortësën bavarez, “Allianz Arena”, lojën po e komandonin vizitorët nga Holanda, të cilët po të tregoheshin pak të qetë para portës së Manuel Nojer mund të kishin marrë me lehtësi fitoren po të mos shpërdoronin në mënyrë të pabesueshme një mori rastesh të pastra.

Portieri i Bajernit ishte padyshim lojtari më i mirë i ndeshjes. Episodi ku shkëlqeu më së shumti Nojer ishte një goditje dënimi vetëm një minutë para mbylljes së takimit. Specialisti danez Lase Shëne kreu një goditje perfekte që pa topin të përfundonte në trekëndësh. Për fatin e keq të Shënes dhe Ajaksit, Manuel Nojer është Manuel Nojer. Gardiani i Bajernit arriti të priste me majën e gishtave “silurin” e Shënes dhe më pas i ndihmuar dhe nga traversa kontrolloi topin në dy kohë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online