Andre Silva flet për momentin e tij: Sevilja më dha besim, por mbetem një lojtar i Milanit

Sevilja duket se po përjeton një moment mjaft të mirë në nisje të këtij sezoni. Andaluzianët ndodhen në vendin e tretë në La Liga, vetëm një pikë pas Barcelonës së vendit të parë. Katër fitore radhazi në të gjitha kompeticionet për spanjollët, kur kujtojmë mes këtyre ndeshjeve, kanë mundur dhe Realin e Madridit 3-0.

Njeriu i momentit në Sevilje, është padyshim Andre Silva. Portugezi është marrë në huazim me të drejtë blerje nga Milani dhe duket se është ambientuar në mënyrë perfekte në Spanjë. Janë shtatë, golat e shënuar në kampionat nga talenti portugez, i cili së fundmi ka folur për mediat, konkretisht për “calciomercato”, ku dhe ka diskutuar për momentin e tij dhe për Milanin.

“Të them të drejtën nuk e prisja një fillim të tillë. Ndihem shumë mirë, si në fushë ashtu dhe jashtë saj dhe për këtë duhet të falënderoj shokët e ekipit dhe trajnerin. Unë luaj për Seviljan, por jam një lojtar i Milanit, të paktën deri në qershor. Nuk kam ndonjë përgjigje për të shpjeguar formën time në sezonin e parë në Itali, por di që këtë sezon jam në formë dhe po ndihem shumë mirë. Gjëja kryesore është besimi. Në qoftë se ke besim, ti mund të bësh gjithçka. E dija që Sevilja është një klub i madh dhe kishte shumë besim tek unë”, përfundoi portugezi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online