VIDEO | Përmbysje rekord e Lajpcig, Monako s’fiton as në miqësore

Lajpcigu ka arritur një fitore shumë të bukur në miqësoren ndaj Galatasarajit. Gjermanët kanë bërë një përmbysje shumë të shpejtë, duke shënuar tre gola në po aq minuta. Rajan Babel ka shënuar për turqit në minutën e 28-të, duke mbyllur pjesën e parë në avantazh.

Skuadra e Bundesligas ka reaguar në 45 minutat e dyta. Minutat ’56, ’58, ’59 kanë vulosur ndeshjen pas tre rrjetave të njëpasnjëshme të Lajpcigut për të kryer një “remuntada rrufe”. Në fund Rajan Babel gjen mundësinë të plotësojë dopietën e tij, por pa mundur të evitojë humbjen e Galatasarajit.

Miqësore

Lajpcig-Galatasaraj 3-2

Rajan Babel ’28 ’89; Marsel Halstenberg ’56, Jusuf Poulsen ’58, Zhan-Kevin Augustin ‘59

Monako nuk shfaq akoma shenja përmirësimi, pas gjithë atij sezoni të vështirë që kaloi. Francezët kanë gjetur humbjen e tretë rresht në katër ndeshjet miqësore të kësaj vere. Këtë herë ka qenë radha e Evertonit për t’i mundur. Anglezët kanë fituar me shiifrat minimale 1-0. Goli u shënua në minutën e 73-të nga irlandezi Koleman.

Miqësore

Eeverton-Monako 1-0

Samus Koleman ‘73

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online