VIDEO | Një Mane për Superioren, lë Kazakistanin për Shqipërinë

Laçi duket se i ka ruajtur përforcimet për në javën e fundit të merkatos. Edhe pse deri dje kurbinasit ishin të “qetë” në këtë merkato, duket se këto ditë do të kenë shumë ndryshime në ekip. Antoni Okpotu pritet te kurbinasit, por jo vetëm ai.

Malik Mane, sulmuesi senegalez ka firmosur me kurbinasitdhe do të jetë një armë e shtuar për trajnerin Prenga. 30-vjeçari ka luajtur për shumë skuadra në karrierën e tij dhe është një sulmues që ka kualitete dhe cilësi të mëdha. Mane ndërpreu kontratën me Akhaik në Kazakistan këtë muaj dhe te Laçi ka firmosur si një lojtar i lirë.

Bisedimet kishin nisur prej kohësh për një transferim të Mane te Laçi. Kurbinasit po mendoheshin mirë dhe vendosën të nënshkruajnë me të. Klubi po plotëson dokumentacion për vizën dhe në Laç e presin.

Zyrtarizimi i klubit

Djemtë e drejtuar nga Besnik Prenga kanë bërë një gjysmë të parë të sezonit të mirë, por humbja në Kupë kundër Bylisit tregoi që në skuadër ka ende vend për përforcime. Bordi drejtues i klubit, së bashku me stafin teknik, po mendojnë të bëjnë edhe një lëvizje deri në fund të merkatos.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online