VIDEO | Një intervistë shumë origjinale nga Pogba

Mesfushori i Mançester Junajtid, Pol Pogba duket i “rilindur” që pas largimit të Zhoze Murinjos nga kreu i pankinës dhe ka marrë rolin e liderit te “Djajtë e kuq”. Mesfushori francez ka shënuar 4 gola dhe ka qenë ndër më të mirët në 5 takimet e fundit për gjigantët anglez.

Dje, mesfushori i është bashkuar pjesës tjetër të skuadrës në Dubai, aty ku po kryejnë fazën përgatitore. Për faqen zyrtare të klubit, Pogba ka dhënë dhe një intervistë, por ajo që tërhoqi më shumë vëmendje nuk ishin fjalët e tij, por reflekset…

Duke dhënë intervistën pranë fushës stërvitore, Pogbas iu desh të reagonte dhe të largonte një top që po vinte drejt tij. Dhe mesfushori francez, me klasin që ka, nuk u mundua fare dhe e riktheu topin në lojë pa parë, dhe me finte…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online