Një tjetër emër në skenë, Juventus ofertë për mbrojtësin e Bajernit

0

Juventusi po ndjek një politikë specifike sa i përket afrimeve në merkato, duke u përqendruar dhe monitoruar disa lojtarë njëherësh. Paratë nuk janë një problem për klubin torinez, ndërsa ardhja e Kristiano Ronaldos e kthen Juven në një ekip tërheqës dhe për shumë lojtarë të tjerë të mëdhenj.

Një lajm i bujshëm vjen nga mediat spanjolle, që flasin për një interesim të bardhezinjve për David Alaban e Bajernit të Mynihut. Juventusi ka gati 65 milionë euro për kartonin e 26-vjeçarit austriak, i cili është ndër më të mirët në rolin e tij në krahun e majtë të mbrojtjes.

David Alaba

Alaba ka një kontratë me bavarezët deri në vitin 2023, por ai tundohet nga ideja për të luajtur në Serie A. Vështirë që Bajerni do të heqë dorë nga shërbimet e lojtarit, por Juventusi e ka bërë hapin e parë dhe ka ofruar 65 milionë euro për kartonin e Alabës.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.