Çmenduria e ultrasve, tentojnë të mësyjnë stërvitjen e Marsejës

Klub i Marsejës po kalon një krizë rezultatesh gjatë muajve të fundit. Shtatë ndeshje pa fitore, ndër të cilat pesë prej tyre humbje kanë bërë që raporti midis tifozëve dhe klubit të shkojë në gjendje kritike.

Humbja në kupë ndaj skuadrës amatore të Andrezjës ishte ajo që i vuri kapakun gjithçkaje dhe grupimet ultras vendosën t’i merrnin vetë gjërat në dorë.

Tifozët e grumbulluar para qendrës stërvitore të Marsejës

Gjatë ditës së sotme, një grupim prej më shumë se 50 personash ka tentuar të mësyjë në qendrën stërvitore te klubit francez. Megjithatë forcat e sigurisë arritën që t’i bllokonin me sukses turmën e tifozëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online