VIDEO | Ndeshja e rezervave, Diaz dhe Vajeho protagonistë

0

Real Madrid ka mundur 3 – 1 Vijarealin në takimin e zhvilluar sot në “Santiago Bernabeu”. Zinedin Zidan vendosi të kryente rotacione në çdo repart, veprim ky që rezultoi i goditur.

Autorët e golave ishin dy lojtarë që jemi mësuar t’i shohim më së shumti në stol. Sulmuesi nga Republika Dominikane, Mariano Diaz, realizoi një dopietë, ndërsa në emrin në listën e shënuesve e vuri dhe qendërmbrojtësi Hezuz Vajeho.

Ndërkohë, “nëndetësja e verdhë” duhet të vazhdojë të vuajë deri në fund. Kur kanë mbetur edhe dy ndeshje nga fundi i sezonit, Vijareali ndodhet në vendin 15-të me 40 pikë.

Real Madrid 3 – 2 Vijareal
Shënues: Mariano 2, 49’, Vajeho 40’  / Moreno 11’, Kosta 90+4’

Standings provided by Sofascore LiveScore

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.